Friday, August 21, 2026
spot_img
HomeAktualiteti73 vjet NATO...Në 4 prill 2009, në Samitin e Strasburg-Kehl, Shqipëria bëhet...

73 vjet NATO…Në 4 prill 2009, në Samitin e Strasburg-Kehl, Shqipëria bëhet anëtare me të drejta të plota të Aleancën më të madhe politiko-ushtarake të globit.

• NATO u krijua si kundërpërgjigje e ambicieve ekspansionite të Stalinit pas Luftës së Dytë Botërore, për të ruajtur lirinë dhe sigurinë e aleatëve me mjete politike dhe ushtarake.

• Më 4 prill 1949 në Uashington, Belgjika, Kanadaja, Danimarka, Franca, Islanda, Italia, Luksemburgu, Hollanda, Norvegjia, Portugalia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nënshkruan Traktatin e Organizatës së Atlantikut të Veriut.

• Thelbi i Traktatit ishte neni 5 i tij, i cili edhe sot parashikon se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar, do të konsiderohet një sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare.

• Në vitin 1952, pjesë e NATO-s bëhen edhe Greqia e Turqia, ndërkohë që 3 vjet më vonë në vitin 1955 anëtarësohet edhe Gjermania Perëndimore.

• Si kundërpërgjigje, në vitin 1955 krijohet Traktati i Varshavës, i cili përbëhej nga Bashkimi Sovjetik dhe vendet komuniste të Evropës Lindore, ku bënte pjesë edhe Shqipëria.

• 10-vjeçari që do të pasonte do të rezultonte një garë mes perëndimit dhe lindjes për armët bërthamore, por që do të merrte fund me nënshkrimin e Traktatit të vitit 1968 për çarmatimin.

• Në vitin 1952 Spanja anëtarësohet në NATO.

• Në vitet ’80 destabiliteti politik dhe ekonomik në vendet e Evropës Lindore shkaktoi revolucion dhe protesta masive, të cilat kulmuan më rënien e Murit të Berlinit dhe bashkimin e gjermanive në 1990.

• Vendet e anëtare nisën të shpallnin pavarësinë dhe në dhjetor të vitit 1991 Bashkimi Sovjetik u shpërbë, bashkë me të3 edhe Traktati i Varshavës.

• Por a kishte më kuptim NATO pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik? Liderët e NATO-s vendosën ta shndërronin Aleancën në një forcë sigurie dhe paqeje anembanë globit.

• Në vitin 1992, forcat e NATO-s shërbyen si trupa paqeruajtëse në Bosnje dhe Hercegovinë.

• Pas zhvillimeve të mëdha demokratike të fillim viteve ’90, në vitin 1993 Shqipëria bëhet anëtare e Asamblesë së Atlantikut të Veriut dhe një vit më vonë bëhet pjesë e programit të NATO-s Partneriteti për Paqe që do t’i hapte rrugë procesit të anëtarësimit të vendit tonë në Aleancë.

• Në vitin 1996 Forcat e Armatosura shqiptare shërbejnë për herë të parë në një mision të NATO-s, atë në Bosnje dhe Hercegovinë.

• Në vitin 1999, Republika Çeke, Hungaria dhe Polonia i bashkohen NATO-s.

• Në vitin 1999 bombardimet e NATO-s në ish-Jugosllavi i dhanë fund Luftës në Kosovë dhe synimit të regjimit të Millosheviçit për spastrimin etnik të shqiptarëve nga Kosova.

• Gjatë Luftës në Kosovë, Shqipëria ofroi lehtësirat e saj aeroportuale në ndihmë të operacionit të NATO dhe se praktikisht vepronte njëlloj si një vend anëtar i NATO.

• Pas sulmeve të 11 Shtatorit në SHBA, NATO për herë të parë evokoi nenin 5 të Traktatit se një sulm i armatosur ndaj një vendi anëtar, do të konsiderohet një sulm ndaj të gjitha vendeve anëtare.

• Kjo çoi në nisjen e operacionit më të madh ushtarak në Afganistan me qëllim stabilizimin e rajonit, trajnimin e forcave afgane dhe për t’u siguruar që vendi nuk do të shndërrohej në një parajsë për organizatat terroriste.

• Në vitin 2002 dërgohet kontingjenti i parë I trupave shqiptare në misionin e NATO-s në Afganistan.

• Në vitin 2004, Bullgaria, Estonia, Letonia, Lituania, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia anëtarësohen në NATO.

• Në vitin 2008 Shqipëria merr ftesën për t’u anëtarësuar në NATO dhe një vit më vonë në 4 prill 2009 në Samitin e Strasburg-Kehl bëhet anëtare me të drejta të plota të Aleancën më të madhe politiko-ushtarake të globit.

• Që prej asaj kohe Forcat tona të Armatosura kanë marrë pjesë pothuajse në çdo stërvitje ndërkombëtare dhe mision ushtarak të NATO-s, anembanë globit.

• Në vitin 2017 Mali i Zi bëhet pjesë e NATO-s, ndërkohë që Maqedonia e Veriut u bashkua ne vitin 2020.

#73VjetNATO

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments