KreuKulturë / Art43 vjet nga vrasja e Xhon Lennon, idhullit tonë "të ndaluar", në...

43 vjet nga vrasja e Xhon Lennon, idhullit tonë “të ndaluar”, në vitet e rinisë…/Nga Ilir Jano

8 dhjetor 1980…43 vjet nga vrasja e Xhon Lennon, idhullit tonë “të ndaluar”, në vitet e rinisë…

“Kur isha 5 vjeç mamaja ime më thoshte gjithmonë se lumturia është çelësi i jetës. Kur shkova në shkollë më pyetën se çfarë doja të bëhesha kur të rritesha. Unë shkrova “i lumtur”. Më thanë se nuk e kisha kuptuar testin dhe unë u thashë se ata nuk e kuptonin jetën”.

– Xhon Lenon –

Ne ishim brezi që u rritëm dhe u mësuam të jetonim në rininë tonë me të gjitha gjërat e bukura, të ishin “Të ndaluara”…në çdo fushë të jetës, muzikë, modë, kulturë, mendim!

Çdo gjë që na pëlqente quhej “shfaqje e huaj”!

Midis më “të ndaluarve” ishin edhe grupi anglez nga Liverpuli “Beatless” me themeluesin Xhon Lennon në krye.

<Jeta duhet matur me te qeshurat jo me lotet>
-Xhon Lenon-

NGA XHON LENON:
“Mendoj që shoqëria jonë qeveriset nga njerëz të çmendur, me ide paranojake.
Besoj se na qeverisin njerëz maniakë dhe të shfrenuar.
Veç është përgjegjësia ime, të sikteris çdo të çmendur, atje ku i shkon për shtat”.

“Në fund, gjithçka shkon mirë. Nëse nuk shkon mirë, ky nuk është fundi”.

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit