KreuKulturë / Art9 Maj 1945 – Udhëheqësi nazist Herman Goering kapet nga ushtria amerikane

9 Maj 1945 – Udhëheqësi nazist Herman Goering kapet nga ushtria amerikane

9 Maj 1945 – Udhëheqësi nazist Herman Goering kapet nga ushtria amerikane

Herman Goering, komandanti kryesor i flotës ajrore gjermane, Luftëaffe, kryetari i Rajhshtagut, shefi i Gestapos, kryeministri i Prusisë dhe pasardhësi i caktuar i Hitlerit, u kap nga ushtria e shtatë e SHBA-së në Bavari. Goering, ishte një anëtar i hershëm i Partisë Naziste, dhe mbeti i plagosur në Puçin e dështuar të Birrarisë së Mynihut në vitin 1923.

Ajo plagë do të kishte pasoja afatgjata, pasi Goering u bë gjithnjë më i varur nga qetësuesit.

Jo shumë kohë pas ngjitjes së Hitlerit në pushtet, Goering ishte nismëtari i ndërtimit të kampeve të përqendrimit për armiqtë politikë. Ishte po Goering, ai që urdhëroi dëbimin e hebrenjve nga Gjermania, pas sulmit të Kristallnacht në vitin 1938, duke filluar politikën e “arianizmit’, që konfiskoi pronat dhe bizneset e hebrenjve.

Kur Goering u kap nga amerikanët pas dorëzimit të Gjermanisë, kishte me vete disa pilula cianidi. Ai u gjykua në Nuremberg, dhe u akuzua për krime të ndryshme kundër njerëzimit. Përkundër një përpjekjeje të fuqishme për t’u shfajësuar, ai u shpall dhe u dënua me vdekje me varje në litar, por para se të ekzekutohej, kreu vetëvrasje duke gëlltitur një tabletë cianidi që e mbante fshehur në trup.

Av. Edmond Petraj

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit