HomeAktualiteti90 minuta larg një ëndrre që nuk duhet të mbetet ëndërr…

90 minuta larg një ëndrre që nuk duhet të mbetet ëndërr…

Një mbrëmje e magjishme për futbollin tonë… dhe “magjistari” është po ay Armando Broja.

Nuk dua të analizoj lojen e ekipit tonë,  sepse fituesi nuk gjykohet,  por dua të përsëris të njëjtat fjalë që shkruajta pas ndeshjes së parë me Humgarine

Nuk mund ta pranoj që është zgjedhje taktike të futësh lojtarin më të mire dhe shpresëdhënes të ekipit ne 15 minutat e fundit.  Do e pranoja këtë fakt nëse golat e Brojës do ishin rezultat i ndonjë skeme,  por të dyja golat e tij kishin 100% aftesinë individuale,  klasin dhe sigurinë e një lojtari të madh.

Atje ku shikonim ndeshjen me miq e shokë,  pothuajse të gjithë kishim në gojë një emër,  Broja… kur ai u fut në lojë u ngritëm më këmbë sikur shënuam gol. Sepse kushdo e kupton që Broja bën diferencën.  Një lojtar të tillë do e kishte çdo ekip në botë  AS në lojë dhe jo vetëm nje as në mëngë.

Të krenohemi me të gjithë djemtë… ishin të mrekullueshëm. Por sot dëshiroj të them me plot gojë:

Nëse Polonia ka Levandoskin . Shqipëria ka Brojën… yjet kudo bëjnë diferencën.

Ne nuk jemi inferiorë dhe vetëm duke luajtur me këtë siguri fitorja do të jetë e jona!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments