99 stacione, të njëjtat fytyra…
Ç’të duhet pulti o njeri…
Ishte mirë qëmoti…një kanal televizori plus ndonjë me kanaçkë, por kënaqeshe…e dinje sa ishte jorgani dhe shtrinje këmbët.
I dije lajmet përmëndësh, rroftë Partia, poshtë Bota…i gjithë populli ushtar, poshtë prona private…të gjithë një prerje dhe ai pak ndryshim vinte nga “kanaçja”…dhe gjumi si shqerkë. ..
Ja që ikën vitet dhe ne u mbushëm me “kanaçe” , me dhe pa pagesë…
Kanale televizive sa të duash…yxhym me politikanë, qyfyrxhinj me qillo, artista me shalë dhe byt* ë, opinionistë që mblidhen nëpër studio dhe na rrëfejnë për parcelat me drogë, për “të zotët” pa Zot, politikanë pa politikë…emra qe votohen e rivotohen 20 herë për të përfunduar në sitën e kryetarëve… me pak fjalë, një popull si “Big Brother” , të ndarë në turmë dhe Vip. ..të rinj e trima të “përdhunuar” që shëtisin me makina luksoze mbuluar plot “rrahje”, krisma armësh që marrin jetë njerëzish të ligjëruar nga antiligji i pangopur me lek që i ka “flakur” në rrugë…
Si lumë ne thotë njëri, “si lumi” do vijë e mira kur të vimë ne, thotë tjetri…dhe gjumi, pa gjume fillon të të pushtojë… E atëhere e kupton që tashmë je më i pasur, e kjo ka më shumë rëndësi ..
I pasur me një pult televizori në dorë!
Nestor Dede _ Athinë
@NewsIn.Al

