Wednesday, June 24, 2026
spot_img
HomeKulture / ArtMagdalena Alla: Gjysherit e "skllaveruar" nga femijet e tyre...

Magdalena Alla: Gjysherit e “skllaveruar” nga femijet e tyre…

Gjysherit e “skllaveruar” nga femijet e tyre…

Mamaja ime, qe ka nje mendje sa tradicionale, aq edhe origjinale e me befason hera-heres me rebelizimin e saj, me thote nje dite: “Dua te bej nje sensibilizim tek te gjithe ata te rinj, qe kur behen prinder shfrytezojne prinderit e tyre, dmth per gjysherit qe rrisin femijet e femijeve. Mire qe i kane rritur me kushte te veshtira e sakrifica femijet e tyre, por ne nje moshe te shkuar te gjoret gjysher rinisin nga fillimi prinderimin, sikur kane lindur ne pleqeri rropaten pas niperve dhe mbesave; duhet te degjojne te qara, te rendin fizikisht pas tyre, t’i marrin e cojne ne shkolle ne te ftohte apo vape..Se vuajne nga diabeti apo tensioni apo se thjesht jane te lodhur e boll kane punuar e rritur femijet e tyre…kjo nuk ka rendesi. Cdo dite kangjellat e shkollave jane plot me gjysher etj si keto. Pune me kohe te plote kjo, as te pjesshme. Dhe ka te drejte mamaja, kaq e ekzagjeruar eshte jo ndihma, (madje dhe kur i kane mundesite per pagesa dadosh apo kopshti dhe cerdheje), por shfrytezimi i prinderve nga te rinjte qe martohen e behen me femije sot ne Shqiperi, duke i marre edhe jashte ne emigracion enkas per keto sherbime, sa eshte tronditese jo vetem sjellja e femijeve pa pike keqardhjeje per prinderit, por edhe me teper fakti qe gjysherit nuk e kuptojne vete se sa te shfrytezuar jane. Iu duket normale qe jeten e tyre ta kalojne “rraçko paçe”. Do thoni ju: “E bejne nga dashuria per femijet e per niper e mbesa”. Jo. Nuk eshte dashuri ajo qe lodh, plak para kohe e semur jete te tjera. Ne vend qe te kujdesen per shendetin e tyre e te clodhen, e te dalin e te kalojne ore te bukura e me kujdes e dashuri edhe me niper e mbesa kur jane mire e kane mundesi, aq sa kane takatin dmth, mendesia e “ysh gomarit qe mban ngarkoje sa te duash”, vazhdon te mbetet tipike jo vetem te gjysherit por edhe te femijet e tyre.

Magdalena Alla

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments