TITULLI ” KUSH JAM UNE”
Merrni pese minuta kohe dhe lexojeni
Per ata qe nuk e dine kush jam une, po ju them qe jam nje vajze qe ka ecur mbi GJAK. Po, e lexuat mire. GJAK. Jo ne menyre figurative por reale. Kam pare aq shume viktima, kufoma e krime makabre sa shume prej atyre qe njoh nuk i kane pare as neper filma Horror dhe as mendojne se keto behen ne jeten reale. Sipas nje matematike te thjeshte, kam pare mbi 1500 te vdekur nga krimet. Kufoma e pare qe kam pare, ka qene me koke te care dhe pas atij vijuan dhe qindra te tjere. Sepse une doja te beja gazetari dhe e dashuroja punen time. Qe te sqarohemi. Une kam shkelur mbi gjakun e njerezve kur fotografoja dhe filmoja, jo se i vrava une.
Shume te rinj mendojne se gazetari eshte ai qe jep nje opinion ne televizor, madje kane idhuj disa gazetare qe nuk e kane shkelur KURRE terrenin. Megjithate jane te famshem. Dhe sot ka shume krime, po asnje nuk shkon atje me te filmoje tek vendi i ngjarjes per arsye etike apo aspak etike. Une nuk jam e famshme. Edhe pse kam filmuar dhe fotografuar mbi 1500 viktima dhe kam shkruar rreth 10 mije shkrime ne gazete, per krime, ceshtje sociale, politike dhe kulturore. Jo te dashur miq. Nuk jam e famshme sepse nuk dola neper rrjete sociale. Nuk jam e famshme se nuk kam asnje reels ne Fcb dhe insta. Shume shoqe te miat nuk besoj se kane lexuar ndonje reportazh apo lajm timin dhe ndoshta as familjaret e te afermit sepse nuk jane as online. Do preferoja dhe te lexonin gazeta ndonjehere dhe te kishin nje opinion qe eshte i tyre, jo opinione qe ofrohen sipas prapavijes dhe interesit. Gazetaria nuk eshte kjo -Fama e “ti biem fjales kot me kot”. Nuk eshte te komentosh, por te shkelesh aty ku behet krimi. Fatkeqesisht dhe fatmiresisht une e kam bere ne kohen time. Tani sic thone ata qe na njohin mire por nuk na lexojne kurre, thjesht kemi rrjedhur dhe kemi humbur pak llogjiken. Megjithate FAKTET mbeten fakte.
Une jam ajo qe kam shkelur aty ku nena bashke me vajzen notonin ne gjak ne oborrin e shtepise ne Kamenice, tek ata vellezerit e vrare ne Vishocice, tek Piramida apo kloni ku iknin emigrantet dhe degjoheshin klithma naten, tek shtegu i emigranteve, tek rradhet e gjata. Kam shkelur aty ku ishte terhequr femija zvarre per tu trafikuar, aty ku ishte masakruar ai femija tjeter, kam shkelur aty ku peniset dhe truret njerezore ishin ne toke ne rrugen e Voskopit, ne kodrat e qytetit kur nje i ri e kishte plumbin akoma ne temth, ne nje fshat te Pogradecit ku nenes ja sollen femijen pa organe se ja kishin marre per transplant, apo ne nje fshat te Korces ku ai i piri u vra nga polici. Atje kur dikush aksidentohej, atje kur dikush donte nje ndihme, atje tek ushqimet me lista, atje tek ai qe i duhej dialize qe te jetonte, atje tek ajo gruaja qe vdiq nga doktori, tek studentja e vrare nga shoqja, tek nena qe e rrihte djali per hashash, tek vajza qe vdiq se i prene bajamet , te femijet qe u mbyten ne rezervuar apo nje tjeter vdiq se e pickoi gjarpri dhe nuk i dhane ilac dhe po atje isha tek perdhunoheshin te mitur dhe trafikoheshin vajza .Tek trafiku i bebeve, selite e partive, kur Meta dhe Berisha benin koalicione te fshehta, kur beheshin tendera, kur vidheshin fonde, kur vriteshin dhe aksidentoheshin ata qe nuk ju pelqente ose ishin kunder politikes. PO. Ja, une shoqja dhe familjarja juaj kam pare foshnja ne koshin e plerave, kam pare ata basketbollistet me me shume plumba sesa Katani, njerez te varur ne litar, te hedhur ne ane te rruges. Kam ndjekur gjyqe, skandale politike, kam qene ne rajon, kam qene neper lajmet e BBC, Reuters, kam qene tek kokat e prera qe gjendeshin nga barinj apo kafshe. Kam qene tek qepet qe hidheshin ne lume ose 8 ore me kembe ne Moker vajtje ardhje se mali qe rreshqiti prishi shtepite. Kam qene tek ai lumi qe doli nga shtrati dhe shembi gjithcka, tek rruget me vjedhje fondesh, tek femijet qe kalonin lumin e shkonin te lagur ne shkolle. Dhe diten e 31 Majit 2011 pashe dhe kufomen e fundit, nje taksist te gjetur ne Zvezde dhe ne oren 8 u nisa per ne Amerike. Nderkohe qe njerezit ikin me valixhe me kujtime, une ne shpi kisha dy thashe. PO DY THASE ME FOTO KUFOMASH E VIKTIMASH. Keto i dogji te gjitha mamaja ime. Nuk donte te mbante ne shtepi foto te njerezve te vdekur dhe per me teper te masakruar. Shpetuan vetem disa foto, ndoshta tre a kater.
Dhe meqe po i hap sot lakrat, ato qe kam pare me syte e mi, shoket e mi, nuk do ti shohin kurre. Prandaj une ika. Une erdha ne Amerike pasi e kuptova qe vendi im nuk behej me, si shume te tjere qe e kishin kuptuar. Ne Janar te vitit 2011, pas shume peripecish nga gazetaria e terrenit une e kuptova qe edhe po te me VRISNIN, nuk do t’ja dinte me njeri. Une isha vajza qe e dashuroja profesionin tim dhe e beja me pasion dhe perkushtim, edhe kur koleget me luteshin ” MOS MOJ VAJZE. MOS NA CO TEK NGJARJA SE DO NA MARRESH ME QAFE”. Une isha mes plumbave, shkopinjve dhe protestave. Une e lashe vendin tim kur e kuptova se edhe po te VDISJA askujt nuk do t’ja ndjente. As atyre mijera njerezve qe kam ndihmuar kur kam qene ne pune dhe as kolegeve qe ju jepja LAJME ME OKE dhe me shanin me rob shpie kur i digja me nje lajm. Une vendosa te ik kur Fatos Mahmutaj, nje KOLEGU IM U PLAGOS LIVE ne protesten e Janarit dhe ne vend qe te mbrohej, ju pre transmetimi dhe madje u pergenjestrua dhe i beheshin presione qe do e hiqnin nga puna nese thonte te verteten. UNE IKA KUR PROKURORIA MBYLLTE CESHTJE SI TE MOS KISHIN NDODHUR OSE NUK I HAPTE KURRE.
Une vij nga ajo bote ku kam jetuar dhe punuar dhe kam pare PROTESTA me sy qe kur ra busti i Enverit ne shesh dhe deri me sot. Ne 35 vjet shqiptaret kane protestuar per te njejtat gjera. S’kemi pune, jemi te varfer, ka korrupsion, qeveri e poshter. Rama ik, Berisha Ik, Meta Ik dhe Nano ik, QE ERDHEN PAS Enver IK. TanI une nuk jam me aty ku kam qene, aty ku qellohet me arme, ku gjenden te vrare viktimat e krimit, ku hidhen bunkeret ne ere, ku cmontohen municionet e demontohen predhat, ku iken droga dhe njerezit nga mali me mushka e gomere apo ku vriten ca si Kosta Trebicka. Nuk jam aty ku isha ne mbi 10 mije raste qe une kam ndjekur vete nga afer duke ecur neper male, fshatra, qytete dhe toka me gjak. Kjo eshte protesta e rradhes per te njejtat muhabete. Une i kam pare si behen gjerat nga PARA skenes dhe PRARA skenes. Si per matematike po ta them ty sot ne 15 vjet i thone 1500 njerez te vrare. TE VRARE, masakruar e me rradhe, PA LLOGARITUR KRIMET E NATYRAVE TE TJERA. Ne 35 vjet qe bejme protesta shumezo sikur 3 here ne vit, jane pothuajse 100 PROTESTA gjithsej. Cili eshte rezultati? Cfare fituam? Ku jemi? Akoma njelloj dhe kur te mbarojne keto, njelloj do jete se e ka treguar historia qe behet nga njerez jo te mire. Prandaj i dashur mik, MOS ME KRITIKO PER MENDIMET QE KAM. I KAM NGA ATO QE KAM PARE NE VENDIN TIM TE BEKUAR NGA BUKURIA DHE TE MALLKUAR NGA NJEREZIT


Juliana Dhimitri/Boston
@NewsIn.Al
