Wednesday, September 23, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTRAGJEDIA NE KANADA/ Reagon kryeministi Carney:

TRAGJEDIA NE KANADA/ Reagon kryeministi Carney:

Disa persona kanë mbetur të vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pasi një shofer përplasi veturën në një turmë gjatë një festivali rrugor në Vancouver.

Kryeministri kanadez, Mark Carney, i cili është kandidati në zgjedhjet federale të së hënës, ka shkruar në X se është “i shkatërruar” pasi ka mësuar për ngjarjen në festivalin Lapu Lapu në Vancouver.

“Ofroj ngushëllimet më të thella për të dashurit e atyre që humbën jetën dhe ata që u plagosën, për komunitetin filipinas kanadez dhe për të gjithë ata në Vancouver. Ne të gjithë po mbajmë zi me ju”, shkroi ai.

“Po monitorojmë situatën ngushtë dhe jemi mirënjohës për reagimin e shpejtë të ekipeve të para të shpëtimit”, përfundoi Carney.

Ndërkohë, video të publikuara në rrjetet sociale tregonin ekipet e emergjencës në vendngjarje, me disa persona të shtrirë në tokë – disa prej tyre dukeshin të plagosur.

Ndryshe, policia kanadeze tashmë ka nisur hetimet dhe së shpejti do të del me njoftimin e parë.

Screenshot

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments