HomeAktualitetiNdryshime në Polici/ LAJM I FUNDIT: Kush janë SHEFAT e rinj në...

Ndryshime në Polici/ LAJM I FUNDIT: Kush janë SHEFAT e rinj në këto qytete…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita ka vendosur që të bëjë ndryshime të tjera në hierarkinë drejtuese në disa Komisariate.

Mësohet se me urdhër të drejtorit te Policise se Shtetit, Dritan Lena, i cili mbante postin e Shef Sektori të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, është transferuar dhe emëruar si Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Po ashtu kryepolici ka vendosur që Shefi i Komisariatit të Policisë Tropojë, Saimir Shkambaj, të emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërsa Shefi i Komisariatit të Policisë Sarandë, Komisar Feliks Hoda, është transferuar si Shef Komisariatit të Policisë Dibër.

Gjithashtu Andi Kano, nga Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, është komanduar si Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments