Sunday, September 20, 2026
spot_img
HomeAktualitetiPërkujtojmë sot 83-vjetorin e lindjes së aktorit korçar Vangjush Furxhi

Përkujtojmë sot 83-vjetorin e lindjes së aktorit korçar Vangjush Furxhi

Përkujtojmë sot 83-vjetorin e lindjes së Vangjush Furxhi, një prej figurave më të shquara të skenës dhe kinematografisë shqiptare.

Ai lindi më 24 mars 1943 në Korçë dhe që në fëmijëri shfaqi pasion për teatrin, duke u angazhuar në lojëra teatrore dhe më pas në aktivitetet artistike të shkollës. Tradita e pasur teatrore e qytetit të tij gjatë viteve të rinisë ndikoi fuqishëm në formimin e tij artistik.

Studimet i kreu në Akademinë e Arteve në Tiranë, pranë Teatrit Kombëtar, u përgatit si aktor profesionist. Karrierën e nisi në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë (1966–1972), ku punoi përkrah artistëve të njohur si Pirro Mani, duke u formuar si një aktor me kërkesa të larta artistike.

Një ndër rolet e tij më të spikatura në teatër ishte ai i priftit në dramën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, vënë në skenë në Teatrin Kombëtar. Krahas aktrimit, ai dha kontribut të rëndësishëm edhe si pedagog në Akademinë e Arteve, ku bashkë me Esat Oktrova themeloi katedrën e regjisë. Gjithashtu shërbeu për një periudhë si zv/ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

I njohur për përzgjedhjen e kujdesshme të roleve, Furxhi ishte kundër mediokritetit dhe synonte gjithmonë një art me vlera të thella filozofike dhe shoqërore. Ai interpretoi në dhjetëra role në teatër dhe film, ndër më të njohurit në kinematografi si “Plumba Perandorit”, “Agimet e Stinës së Madhe” dhe “Të paftuarit”.

Për kontributin e tij të shquar u nderua me titullin e lartë “Artist i Popullit”, si dhe me çmimin e karrierës pas vdekjes. Vangjush Furxhi u nda nga jeta më 7 gusht 2001, duke lënë pas një trashëgimi të pasur artistike që vazhdon të vlerësohet edhe sot.

#keshilliiqarkutkorce #personaliteteteshquarateqarkutkorce
Petrika Tollkuçi

Koço Dino:

“Nje aktor brillant qe shkelqeu ne karieren e tij me role te spikatur sidomos ne kinematografi duke dhene figura qe I psonizoi ne te gjithe teresine e tyre fale e talentit te tij dhe mjeshterise dhe stilit shume kuptim plote ne cdo rol qe personifikoi individualitetin si artist me permasa te medha qe lartesuan emrin e tij deri ne fund te jetes. Qofte gjithmon e ndritur figura e tij si artist, petagog, regjizor dhe u perjetesofte kujtimi I tij si biri I Korces por dhe gjithe shqiptarise!“

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments