Asnjë FAVORIZIM:
Lens “i mbyll derën” PSG-së para sfidës me Liverpoolin! 🏟️🚫
Klubi i Lens ka vendosur të mos pranojë kërkesën zyrtare të PSG-së për shtyrjen e ndeshjes së kampionatit të planifikuar për datën 11 prill. ❌
Drejtuesit e Parisit kishin kërkuar që kjo sfidë të spostohej në një datë tjetër, me qëllim që lojtarët të kishin më shumë kohë pushimi për përballjen e madhe në Champions League kundër Liverpool. Megjithatë, Lens ka vendosur të mos bëjë asnjë lëshim, duke detyruar kampionët e Francës t’i përmbahen programit fillestar. 🏟️⚠️
Një vendim që pritet të krijojë debate të forta, pasi Parisi tashmë duhet të menaxhojë forcat mes kampionatit dhe Europës pa asnjë ndihmë! 🛡️📉
@NewsIn.Al

