Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTërmet në Drejtoritë e Burgjeve, dorëheqje dhe emërime të reja…

Tërmet në Drejtoritë e Burgjeve, dorëheqje dhe emërime të reja…

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Adriatik Kupi ka bërë disa ndyshime në Drejtoritë e Burgjeve.

Kjo lëvizje ka ardhur pas kontrolleve blic nëpër qelitë e të burgosurve, ku janë gjetur dhe sekuestruar sende si telefonë, USB dhe pije.

Bëhet me dije se Klodjan Myrto është emëruar drejtor në burgun e Reçit, ndërsa paraardhësi i tij, Algert Çekrezi ka dhënë dorëheqjen. Çekrezi është kthyer në Policinë e Shtetit.

Arjan Bozhaj është komanduar në burgun “Jordan Misja”, pas dorëheqjes së drejtorit të 313-ës.

Në paraburgimin e Elbasanit është emëruar Markiz Sallufi dhe është larguar Qazim Hoxha.

Ndërsa në Burgun e Rrogozhinës ka qenë i pezulluar Bilal Hasa dhe është komanduar Alban Zela.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments