Friday, May 29, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAkuzohen për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3...

Akuzohen për trafik droge dhe kultivim narkotikësh, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë/ EMRAT

SPAK ka dërguar për gjykim 3 ish-efektivët Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj të akuzuar për kultivim e trafik droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal nga Shqipëria drejt Greqisë në vitet 2019-2021.

Erdit Hazizaj, i cili ka shërbyer si shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD-së për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.

3 ish-efektivët kanë bashkëpunuar me grupe kriminale që vepronin në zonën e Sarandës dhe Tepelenë-Gjirokastër.

Një prej rasteve të trafikut të dokumentuar i përket vitit 2020 është 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo ngarkesë i është kapur 2 shtetasve italianë të dënuar në Greqi.
Ish-efektivët Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinaj, dyshohet se u jepnin informacione dhe garanci drejtuesve të grupit për vijimin e aktivitetit kriminal. Hetimet lidhen edhe me sekuestrimin e 1360 bimëve narkotike në Tepelenë në vitin 2020(Boldnews)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments