KreuAktualitetiPrefektja e Korçës Florinda Zegullaj inspekton Doganën e Kapshticës për marrjen e...

Prefektja e Korçës Florinda Zegullaj inspekton Doganën e Kapshticës për marrjen e masave gjatë sezonit veror…

🇦🇱 Në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2026, Kryetari i Degës së Doganës Kapshticë, z. Dritan Çekani, pati kënaqësinë të priste sot Prefekten e Qarkut Korçë, znj. Florinda Zegullaj, si dhe Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, z. Gëzim Zhupaj.

🤝 Gjatë vizitës u inspektuan masat e marra në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, me fokus garantimin e lëvizjes sa më të shpejtë dhe pa vonesa të mjeteve dhe shtetasve vendas e të huaj gjatë fluksit të sezonit veror.

🛃 Administrata Doganore mbetet e angazhuar për ofrimin e shërbimeve efikase dhe menaxhimin optimal të flukseve në pikat kufitare, në bashkëpunim të ngushtë me institucionet partnere.

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit