Revanshi’/ SPAK kërkon 56 vite burg për 5 të pandehur…
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka paraqitur konkluzionet përfundimtare në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) për një nga fraksionet e dosjes së njohur si “Revanshi”, duke kërkuar në total 56 vite burg për pesë të pandehur të akuzuar për një sërë veprash të rënda penale.
Sipas pretencës së SPAK, për Armando Ndrecën, vëllain e ish-deputetit socialist, Eduard Ndreca, është kërkuar dënimi me 15 vite burg, që reduktohet në 10 vite.
Për Elvis Ndrecën, djalin e xhaxhait të ish-deputetit socialist, SPAK ka kërkuar 9 vite burg, dënim që zbret në 6 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Për ish-efektivin e forcave speciale RENEA,Adrian Pikli, kërkohet dënimi me 10.6 vite burg, i cili për shkak të gjykimit të shkurtuar zbret në 7 vite. Për Edison Muçekun është kërkuar dënimi me 9 vite burg, që me gjykim të shkurtuar reduktohet në 6 vite.
Ndërsa për Deivis Bajramajn është kërkuar dënimi me 12 vite burg, i cili me gjykim të shkurtuar zbret në 8 vite.
Ndërkohë, për Albert Zajën, i cili është hetuar në kuadër të këtij grupi, dosja është veçuar dhe po trajtohet më vete.
@NewsIn.Al
