Kjo botë është “e rrethtë”
Njerëz?
Po si mund t’i quash njërëz?!
Disa që s’durojnë suksesin e tjetrit,
dhe as fytyrat që qeshin s’durojnë,
vjellin mllef mbi djersën e punës,
thjesht me një laps të mprehur në dorë!
Dhe më pas kërkojnë dhe gjejnë mënyra,
të mbushin xhepat e tyre, pa punë,
nga njëra anë bishtin të krehin,
nga tjetra, në sofrën e boshtë hanë bukë!
Dhe më e keqja s’ka erdhur akoma,
këta tipa po shtohen çdo ditë e më shumë,
kujtojnë se vërtet janë të shkathët, të zgjuar,
harrojnë që lëpijnë të lëna dhe mut.
Mendoni dhe njëherë dhe dy dhe tre…,
sado të gërmoni, ç’do gjesh në hale?!
Kjo botë është e rrethtë, ç’të mbjellësh do të gjesh,
në fund nga vetvetja ti turp do të kesh.
Arben Petri Trebicka
@NewsIn.Al
