Sunday, August 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDisa pyetje që kërkojnë sqarim mbi ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor/...

Disa pyetje që kërkojnë sqarim mbi ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor/ Berti Koxha

Disa pyetje që kërkojnë sqarim mbi ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor

(në vëmendje të deputetëve Erion Braçe dhe Ulsi Manja)

Prej datës 5 Gusht kanë hyrë në fuqi ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor.

Nuk dua të ndalem te sanksionet e parashikuara për drejtuesit e rinj, ata që organizojnë gara shpejtësie, kryejnë manovra të rrezikshme parakalimi, ndryshime të gabuara korsie apo shkelje të tjera të ngjashme. Këto masa duhet të zbatohen me korrektësi, përgjegjshmëri dhe pa hezitim ndaj çdo kundërvajtësi.

Pyetja që shtrohet lidhet me sanksionin e heqjes përgjithmonë të lejes së drejtimit për drejtuesin e automjetit që konstatohet për herë të dytë duke drejtuar mjetin nën ndikimin e alkoolit mbi kufirin 0.5 g/l.

Nëse një drejtues automjeti konstatohet me këtë shkelje në vitin 2026 dhe ndëshkohet sipas parashikimeve të ligjit, a ekziston një afat kohor që duhet të kalojë nga masa e parë, pas të cilit shkelja nuk merret më në konsideratë për heqjen përfundimtare të lejes së drejtimit?

Më konkretisht, nëse shkelja e dytë konstatohet pas 10 vitesh nga e para, (presupozohet që drejtuesi i mjetit mund të jetë kontrolluar nga shërbimet e policisë rrugore në vite, nuk është përfshirë në ngjarje aksidentale rrugore etj), a zbatohet sërish sanksioni i heqjes përgjithmonë të lejes së drejtimit?

Mendoj se, për publikun dhe veçanërisht për drejtuesit e automjeteve, është e nevojshme që institucionet përgjegjëse të japin një sqarim zyrtar për këto çështje:

A ekziston një afat parashkrimi për shkeljen e parë, pas kalimit të të cilit ajo nuk merret më në konsideratë për zbatimin e masës së dytë? Nëse po, cili është ky afat sipas legjislacionit në fuqi?

Në matjet e kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore me alkooltest, a merret në konsideratë raporti ndërmjet përqendrimit të alkoolit në ajrin e nxjerrë nga mushkëritë (mg/l) dhe përqendrimit të alkoolit në gjak (g/l), të cilit i referohet neni 184 i Kodit Rrugor?

A janë kufijtë e alkoolit të përcaktuar në legjislacionin shqiptar në përputhje me standardet që zbatohen në vendet e Bashkimit Evropian?

Këto janë pyetje që meritojnë përgjigje të qarta dhe zyrtare, pasi lidhen drejtpërdrejt jo vetëm me sigurinë rrugore, por edhe me sigurinë juridike dhe zbatimin e njëtrajtshëm e të barabartë të ligjit.

Berti Koxha
Qendra e Studimeve për Sigurinë Rrugore (QSSRR)

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments