Wednesday, August 12, 2026
spot_img
HomeAktualiteti20 vite Festa e Birrës në Korçë!/ Sotiraq Filo

20 vite Festa e Birrës në Korçë!/ Sotiraq Filo

20 vite Festa e Birrës në Korçë!

Këtë vit kjo festë ka një emocion të veçantë, sepse përveç 20-vjetorit të saj, për herë të parë zhvillohet në Polin e Eventeve, një hapësirë e re dhe një nga projektet më të rëndësishme që kemi ndërmarrë për Korçën. 🙏

Poli i Eventeve është konceptuar si një hapësirë për të pritur aktivitete dhe evente të përmasave të mëdha, duke krijuar mundësi të reja për qytetin, kulturën dhe turizmin. Festa e Birrës është ndër eventet e para të mëdha që zhvillohen në këtë hapësirë, ndaj edhe ky 20-vjetor merr një kuptim të veçantë.

Përgjatë këtyre 20 viteve, Festa e Birrës është rritur bashkë me Korçën. Sot ajo është kthyer në një nga ngjarjet më të rëndësishme të verës në Shqipëri dhe një arsye më shumë për mijëra vizitorë që zgjedhin Korçën në këto ditë.

🙏❤️ Falenderime zemre për stafin e Bashkisë Korçë, që ndër vite ka bërë një punë të jashtëzakonshme për organizimin e kësaj feste dhe për ta çuar atë çdo vit një hap më tej.

Suksesi që Festa e Birrës ka sot është edhe rezultat i kësaj pune të bërë ndër vite, si dhe i bashkëpunimit me Media & Production, që prej tre edicionesh është pjesë e rëndësishme e organizimit dhe prodhimit të festivalit.

20 vite histori, traditë dhe festë. 🍻❤️

Sotiraq Filo – Kryetari i Bashkisë Korçë!

#KorçaBeerFest2026

#FestaeBirresneKorçe
#20VjetHistori
#KorçaTheHeartland ❤️

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments