KreuAktualitetiNjë person ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur merkurin e...

Një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur merkurin e 5 termometrave.

LIBONIK/ Tenton t’i japë fund jetës me merkurin e 5 termometrave, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Libonik të Maliqit, ku një person ka tentuar t’i japë fund jetës duke përdorur merkurin e termometrave.

Sipas të dhënave paraprake, personi ka përdorur merkurin (zhivën) e pesë termometrave, në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.

Pas ngjarjes, ai është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nuk dihen ende detaje të tjera mbi rrethanat e ngjarjes apo gjendjen e tij shëndetësore. Autoritetet pritet të sqarojnë më tej situatën.(Maliqi lajme)

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit