🇦🇱🤝🇬🇷 Shqipëri – Greqi, një fqinjësi që ndërtohet mbi njerëzit, bashkëpunimin dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen!
Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot në Institucionin e Prefektit të Qarkut Korçë, Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, në një takim të ngrohtë dhe njëkohësisht shumë konkret mbi perspektivat e mëtejshme të bashkëpunimit.
Për Qarkun e Korçës, Greqia nuk është thjesht një vend fqinj. Marrëdhëniet tona janë të rrënjosura në jetën e përditshme të komuniteteve tona, në lidhjet njerëzore e familjare, lëvizjen ndërkufitare, ekonominë, turizmin, arsimin dhe kulturën.
Në qendër të diskutimit vendosëm forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar, lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve përmes pikave kufitare, zgjerimin e marrëdhënieve ekonomike dhe turistike, si dhe mundësitë për iniciativa të përbashkëta në fushën e mbrojtjes civile, mjedisit, arsimit dhe zhvillimit social.
Ndava bindjen se afërsia gjeografike duhet të përkthehet në më shumë zhvillim, mundësi dhe mirëqenie për qytetarët në të dyja anët e kufirit.
Korça ka potencialin të jetë një urë e fortë bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe një shembull se si marrëdhëniet e mira mes dy vendeve mund të marrin formë konkrete në nivel rajonal.
Mirënjohje Ambasadores për dialogun e hapur, konstruktiv dhe miqësor, si dhe për gatishmërinë për të vijuar komunikimin dhe për t’i dhënë jetë mundësive konkrete të bashkëpunimit 🙏
🇦🇱🇬🇷 Nga fqinjësia e mirë, drejt një partneriteti gjithnjë e më të fortë!
Florinda Zegullaj – Prefekte e Qarkut Korçë

@NewsIn.Al
