📍Policia Rrugore e Korçës/Monitorim intensiv me pajisje inteligjente, në të gjitha akset e qarkut, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun. 🚔👮👮
📊 Si rezultat i monitorimit, gjatë një jave janë arrestuar 3 drejtues mjetesh dhe është proceduar penalisht 1 tjetër, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
✅ Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 946 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:
❌ 125 masa për parakalime të gabuara;
🚗 367 masa për ndalim të gabuar të mjetit;
🛑 19 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
🚫 9 masa për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
⛔️ 32 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
🚶50 masa për mosrespektim të këmbësorëve në vijat e bardha;
📱2 masa për përdorim të celularit;
⬛️ 1 masa për xhama të errësuar;
⚠️ 341 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
🚓 Kontrollet nga Policia Rrugore do të vijojnë në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim përmbushjen e parametrave të sigurisë rrugore.
🚦 Policia Rrugore e Korçës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë rrugore. 🤝
📞 Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
#zbatorregullateqarkullimit⚠️
#mbrojetën✅️
#respektokëmbësorët🚸
#stop❌shpejtësi❌alkool❌celular📵


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
@NewsIn.Al
