KreuAktualitetiNjë takim miqësor dhe me shumë vlerë për të diskutuar mbi mundësitë...

Një takim miqësor dhe me shumë vlerë për të diskutuar mbi mundësitë që kemi për të zgjeruar bashkëpunimin.

Kënaqësi të mirëprisja Ambasadoren e Republikës së Greqisë në Shqipëri, znj. Lambrini Komini, në një takim miqësor dhe me shumë vlerë për të diskutuar mbi mundësitë që kemi për të zgjeruar bashkëpunimin. 🇦🇱🤝🇬🇷

Korça dhe Greqia janë të lidhura prej vitesh nga afërsia, historia dhe marrëdhëniet e forta njerëzore. Kjo afërsi është një bazë e mirë për të ndërtuar ura të reja bashkëpunimi në fusha të ndryshme, duke krijuar më shumë mundësi për qytetarët dhe për zhvillimin e rajonit.

Biseduam për potencialin që ofrojnë turizmi, ekonomia, kultura, arsimi, mjedisi dhe fusha të tjera me interes të përbashkët, me synimin që marrëdhëniet e mira të përkthehen gjithnjë e më shumë në bashkëpunime dhe iniciativa konkrete. 🤝

Sotiraq Filo – Kryetar i Bashkisë Korçë

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit