Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTre mjekë shqiptarë kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri dhe t’i bashkohen...

Tre mjekë shqiptarë kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri dhe t’i bashkohen sistemit shëndetësor vendas,…

Pas vitesh pune dhe eksperience në disa prej vendeve më të zhvilluara, tre mjekë shqiptarë kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri dhe t’i bashkohen sistemit shëndetësor vendas, përmes platformës “Mjekë nga Diaspora”.

Bëhet fjalë për Ermelinda Bahollarin, Mikel Kamamin dhe Neritan Boriçin, profesionistë që sjellin me vete eksperiencën e fituar në Gjermani, Itali dhe Shtetet e Bashkuara. 🇦🇱👏

Ermelinda Bahollari, e specializuar në Mjekësi Interne dhe Kardiologji në Gjermani, i është bashkuar Spitalit Memorial Fier. Mikel Kamami, i diplomuar në Itali dhe i specializuar pranë Spitalit Vita-Salute San Raffaele në Milano, është emëruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”. Ndërsa Neritan Boriçi rikthehet me 25 vite përvojë profesionale dhe kërkimore, pasi ka punuar së fundmi në institucione në SHBA.

Një rikthim që sjell në Shqipëri dije, eksperiencë dhe standarde të fituara jashtë vendit. Nga diaspora përsëri në atdhe – këtë herë për t’u shërbyer shqiptarëve!

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments