Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiViolinistja Ina Kosturi është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim...

Violinistja Ina Kosturi është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim Origjinal” në Saint-Saëns International Music Competition.

Një tjetër sukses i bukur për artin shqiptar vjen nga Anglia. Violinistja dhe kompozitorja Ina Kosturi, profesore e asociuar e violinës në Universitetin e Arteve, është nderuar me Çmimin e Madh në kategorinë “Kompozim Origjinal” në Saint-Saëns International Music Competition.

Kosturi u rendit e para në të gjitha kategoritë e konkursit për vitin 2025 me veprën e saj “Koncert për violinë dhe orkestër”, duke u bërë edhe shqiptarja e parë e vlerësuar në konkurset e WOMCO-së.

Kompozimet e saj janë interpretuar nga studentët dhe janë publikuar edhe nga shtëpia e njohur muzikore Universal Edition në Vjenë, ndërsa më herët ajo është vlerësuar edhe në konkurse ndërkombëtare në Evropë dhe SHBA.(Ora)

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments