Friday, October 9, 2026
spot_img
HomeAktualitetiTragjedi/Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e...

Tragjedi/Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e rafinerisë së naftës në Greqi.

Robert Cakaj, 43-vjeçari shqiptar i cili mbeti i vdekur në shpërthimin e rafinerisë së naftës në Greqi.

Ai la pas dy fëmijë, njëri 3-vjeç dhe tjetri i sapolindur. Shpërthimi i madh ndodhi pak pas orës 11:00 të ditës së sotme në ambientet e “Motor Oil” në Agioi Theodoroi të Greqisë, duke shkaktuar një të vdekur, një të plagosur rëndë e disa të tjerë më lehtë.

Sipas deklaratës së “Motor Oil”, “sot, në orën 11:00, gjatë mirëmbajtjes së gjerë parandaluese në rafinerinë tonë, dy punëtorë u plagosën rëndë.

Punëtorët morën menjëherë ndihmën e parë të nevojshme dhe u transportuan në spital. Gjendja e tyre është e rëndë dhe po marrin kujdesin e duhur. Që nga fillimi, u aktivizuan të gjitha protokollet e kërkuara të sigurisë dhe reagimit ndaj emergjencave”.

Por pas disa orësh, mësohet se ka ndërruar jetë 43-vjeçari Robert Cakaj, ndërkohë që vazhdon të trajtohet i intubuar 50-vjeçari Dorian Hysa.

Fillimisht, dy të plagosurit rëndë u dërguan në Spitalin e Korinthit, ku mbërriti edhe një person i tretë i plagosur, me probleme shumë të lehta respiratore. Dy të plagosurit më rëndë u dërguan në Thriasio, ku njëri prej tyre vdiq. I dyti është në gjendje kritike pasi ka pësuar lëndime të rënda në kokë.

Sipas informacioneve, prokurori kërkoi arrestimin e kontraktorit.(Mapo)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments