KreuAktualitetiA e dini se një nga monedhat e para në botë kishte...

A e dini se një nga monedhat e para në botë kishte një simbol të bletës?

A e dini se një nga monedhat e para në botë kishte një simbol të bletës?
A e dini se mjalti përmban enzima të gjalla?
A e dini se në kontakt me një lugë metalike, këto enzima vdesin? Mënyra më e mirë për të ngrënë mjaltë është me një lugë druri; nëse nuk mund ta gjeni, përdorni një lugë plastike.
A e dini se mjalti përmban një substancë që ndihmon trurin të funksionojë më mirë?
A e dini se mjalti është një nga ushqimet e pakta në tokë që i vetëm mund të mbajë jetën e njeriut?
A e dini se bletët i shpëtuan njerëzit nga uria në Afrikë?
Që një lugë mjaltë mjafton për të mbajtur një njeri në jetë për 24 orë?
A e dini se propolisi i prodhuar nga bletët është një nga antibiotikët më të fuqishëm natyrorë?
A e dini se mjalti nuk ka datë skadence?
A e dini se trupat e perandorëve më të mëdhenj në botë u varrosën në arkivole ari, më pas u mbuluan me mjaltë për të parandaluar kalbjen?
A e dini se termi “Honeymoon” (muaj mjalti) vjen nga fakti se nusja dhe dhëndri konsumuan mjaltë për fertilitet pas martesës së tyre?
A e dini se një bletë jeton më pak se 40 ditë, viziton të paktën 1000 lule dhe prodhon më pak se një lugë çaji mjaltë, por për të kjo është puna e jetës.
Faleminderit bletët e çmuara!

Alfred Cako

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit