Korçë – Skëndërbe…e njëjta dashuri është!
A mund t’i ndash të dyja? Të jesh korçar nuk ka nevojë të përgjigjesh për këtë…së bashku janë, një serenatë, ku vargu dhe muzika harmonizohen me njëra tjetrën!
Jo shumë vite më parë ky ekip na veshi me stofin e kampionit, na bëri të ndjehemi krenarë kudo, si qytetarë të një qyteti kampion në çdo drejtim!
Shumë kërkuan të jemi poshtë, shumë bënë të pamundurën që Skënderbeut t’ja “prisnin” kokën, por jo…nuk mundën dhe nuk do të munden kurrë.
Sot jemi të dënuar nga padrejtësia dhe është brenda normalitetit që ekipi ynë mos jetë ai absoluti, sepse dhe lojtarët nuk janë ata “të mëdhenjtë” e zakonshëm që ne u mësuam të shikonim, por ne jemi të njëjtit…këtë mos e harrojmë kurrë! Nuk jemi ata që ishim, por përsëri jemi në lojë…kemi ekipin tonë, plot me djem të rinj të talentuar me drejtues kampionë si presidentin Takaj me stafin e tij dhe pa dyshim përkrahjen e pa kursyer te bashkisë! Kemi zemrën e Korçës, bekimin e saj…
Ne e dimë që të gjithë i kemi kundra, e kemi ditur dhe më parë këtë, por Skënderbeun nuk e kemi braktisur kurrë!
Sot në Shkodrën e dashur luajmë për fitore!
Të gjithë, të zakonshmit në kryeqytet duan një ekip të Tiranës në katërshe…nuk dinë çfarë të shkruajnë e deklarojnë.
I urojnë fitoren Shkodrës, jo se ju dogj xhani për Shkodrën, por duan ta lënë jashtë Europës. Skënderbeu nuk luan në Europë dhe qënia në katërshe Vllaznisë ja siguron Europën!
Këta duan dy ekipe të Tiranës në Europë…ta “ndritin” siç e kanë “ndritur” gjithë këto vite!
Faleminderit kampionë të Skënderbeut…ju tashmë e keni fituar kampionatin tuaj.
Faleminderit Takaj…Faleminderit mister Ivan Gvozdenovic!
Korça ju ka bekuar!

ILIR JANO
@NewsIn.Al

