KreuAktualitetiA është e vërtetë? "Sot isha gjithë ditën me ministrin e drejtësisë",...

A është e vërtetë? “Sot isha gjithë ditën me ministrin e drejtësisë”, thotë burri i pastrueses të akuzuar per vjedhje…”Më premtoi për lirimin e djalit”!

G.H_ Aktualitet

Me shpresën e mirë që ky lajm mos jetë i vërtetë!

“Sot isha gjithë ditën me ministrin e drejtësisë”, thotë burri i pastrueses të akuzuar per vjedhje…”Më premtoi për lirimin e djalit”! _ E vështirë për tu besuar…

Sa lehtë u takoka ministri i drejtësisë!

Spartak Dobi, bashkëshorti i pastrueses Rezarta Dobi ka folur ekskluzivisht për emisionin “Review” në Euronews Albania, pasi gruas së tij iu sekuestruan mbi 400 mijë euro të cilat i kishte vjedhur në shtëpi të ndryshme të Tiranës.

Ai tha se ditën e sotme ka takuar ministrin e drejtësisë Ulsi Manja, i cili i ka premtuar se djalin e tij Havier Dobi që vodhi një banesë së bashku me nënën do të bëjnë çmos që ta lirojnë nga burgu.

Më tej i moshuari thotë se 23-vjeçari është i pafajshëm dhe nuk ka lidhje me vjedhjet për të cilat akuzohet.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”-tha ai.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit