Mosbesimi i popullit ndaj dyshes Berisha-Meta, një tregues se alternativa e tyre, nuk mund të jetë shpresë për të ardhmen.
Emili Bibolli
Ne televizionin Euronews, ne emisionin Barometri jane publikuar rezultatet e nje sondazhi te kryer me shqiptaret per opoziten dhe mazhorancen.
Nga shifrat e publikuara del ne pah se mbizoteron vleresimi negativ per liderat aktuale te tre partive, konkretisht: 56.3% e shqiptarëve kanë mendim negativ për kryeministrin Edi Rama, 36.8% kanë mendim pozitiv dhe 6.8% nuk janë përgjigjur.
Për kryetarin e Partisë Demokratike mendimi negativ ja kalon atij për kryeministrin me 71.8%. Ata që kanë mendim pozitiv për Berishën janë 21% dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është më pak i pëlqyeri pasi 88.1% e shqiptarëve kanë mendim negativ, mendim pozitiv kanë 4.6% e tyre dhe 7.3% nuk janë përgjigjur.
Sa i përket gjendjes në vend sipas sondazhit të Barometrit 56.7% e shqiptarëve mendojnë se vendi po shkon keq e më keq, 15,6% janë shprehur se po shkon shumë mirë dhe 27.4% mendojnë se nuk po shkon as mirë/as keq.

@NewsIn.Al

