KreuAktualitetiAbuzimet me fondet e RTSH-s në të shkuarën: Altin Mici 1000 euro...

Abuzimet me fondet e RTSH-s në të shkuarën: Altin Mici 1000 euro faturë për çdo kostum!

Abuzimet me fondet e RTSH-s në të shkuarën: Altin Mici 1000 euro faturë për çdo kostum!

Gazeta Albanian Post ka publikuar dokumente që tregojnë se si është abuzuar me fondet e RTSH-s edhe me kostumet e kërkuara për drejtuesit e emisioneve.

Tabela e paraqitur, tregon listimet për porosi kostumesh, por jo një kontratë të mirëfilltë, zbulon se si ato janë porositur pranë stilistit, Altin Mici.

Disa porosi janë pjesë e dokumentit, ku kostumet shkojnë në vlerën e 1 mijë eurove copa dhe këmishat në vlerën e 250 eurove copa.

Për më tej, edhe rreth një anomalie si listimi i shamive të xhaketave në vlerën e 50 eurove copa.

Një tjetër tregues i abuzimeve që kanë ndodhur me RTSH-në dhe e kanë dërguar në gradën e sotme të një situate kritike institucionin kryesor mediatik në vend, pa menduar se si pakujdesia me menaxhimin e fondeve, deri në detaje për garderoba të tilla me vlera përtej normales.(Gazeta Drenic)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit