KreuAktualitetiAcari “mbërthen” Shqipërinë! Meteorologia zbulon kur nis kthesa e motit...

Acari “mbërthen” Shqipërinë! Meteorologia zbulon kur nis kthesa e motit…

Acari “mbërthen” Shqipërinë! Meteorologia zbulon kur nis kthesa e motit…

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar sesi do të jenë kushtet e motit gjatë ditëve në vijim.

Porja tha se deri në datën 22 shkurt na pret një mot i ftohtë, por i qëndrueshëm, me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Sipas meteorologes, temperaturat e ulëta do të zgjasin deri në datën 25 shkurt, datë pas së cilës do të ketë një përmirësim të dukshëm të kushteve të motit.

“Moti stabël, kryesisht me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por edhe me temperatura të ulëta, do të na shoqërojnë të paktën deri nga data 22-23. Fillon pas datës 22 një rritje e lehtë, por nuk është se do ta ndiejmë. Në fakt temperaturave të fillimit të shkurtit do i rikthehemi pas datës 24 shkurt. Domethënë fundjava që ne lamë pas pati temperatura shumë pranë 18 gradë. Pra pas datës 25 shkurt fillon të ndihet rritja e temperaturave”, tha meteorologia Tanja Porja.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit