KreuAktualitetiTrajnim në bibliotekën “Thimi Mitko” Inteligjenca Emocionale, çelësi për sukses dhe...

Trajnim në bibliotekën “Thimi Mitko” Inteligjenca Emocionale, çelësi për sukses dhe harmoni në marrëdhënie!

Trajnim në bibliotekën “Thimi Mitko”

Inteligjenca Emocionale, çelësi për sukses dhe harmoni në marrëdhënie!

️Biblioteka “Thimi Mitko” vijon të shërbejë si një hapësirë edukuese dhe reflektuese për të rinjtë. Së fundmi, organizuam trajnimin “Inteligjenca Emocionale” me trajnere Valentina Vangjelovska, në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Sevasti Qiriazi”.

➡️Çfarë është Inteligjenca Emocionale?
Inteligjenca Emocionale (IE) është aftësia për të njohur, kuptuar dhe menaxhuar emocionet tona, si dhe për të ndërtuar marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët.
➡️Strategjite e IE.

➡️Pse është e rëndësishme?

✅ Ndihmon në përmirësimin e komunikimit dhe marrëdhënieve
✅ Rrit vetëdijen dhe vetëkontrollin emocional
✅ Nxit empatinë dhe vendimmarrjen e mençur
✅ Ul stresin dhe përmirëson mirëqenien psikologjike

Gjatë trajnimit, nxënësit jo vetëm që mësuan mbi rëndësinë e IE-së, por edhe reflektuan mbi përvojat e tyre, duke shprehur emocionet në tabelën e krijuar nga trajnerja.

Ky ishte vetëm hapi i parë! Biblioteka do të vazhdojë të organizojë trajnime mbi Inteligjencën Emocionale me të rinjtë e qytetit, duke kontribuar në zhvillimin e tyre personal dhe social.

Si ndikon Inteligjenca Emocionale në jetën tuaj? Na shkruani mendimet tuaja në komente! ⬇️

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit