KreuAktualitetiAdi Çoba, 34 vjeç, lindur më vitin 1991 në Durrës, mbante disa...

Adi Çoba, 34 vjeç, lindur më vitin 1991 në Durrës, mbante disa nofka brenda organizatës “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi” dhe “Cigani”

Adi Çoba, një emër deri më tani i panjohur për drejtësinë shqiptare, u bë për herë të parë pjesë e skenës publike pas operacionit të koduar “Ura”, i cili goditi një rrjet të sofistikuar ndërkombëtar të trafikut të drogës. Edhe pse i mbuluar nga një petk misteri, Çoba del si një figurë kyçe në dosjen voluminoze të drejtësisë italiane, ku përshkruhet si truri organizativ i trafikut të kokainës drejt Italisë.

Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, Çoba rezulton të jetë drejtuesi i organizatës që siguronte dhe transportonte sasi të mëdha heroine dhe kokaine nga jashtë drejt Italisë. Ai vepronte nga Shqipëria, ku koordinonte me saktësi aktivitetin e pjesëtarëve të tjerë të grupit shqiptarë dhe italianë duke ndërtuar një strukturë të mirëorganizuar kriminale.

Në dosje thuhet se Çoba, në cilësinë e kreut dhe promotori i grupit, organizonte dërgimin e korrierëve në Itali, të cilët transportonin drogë të sjellë nga Shqipëria dhe Holanda. Kjo veprimtari kriminale është zbardhur falë përgjimeve të kryera përmes aplikacionit të koduar SkyECC, si dhe dëshmive të të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Përkundër profilit të ulët publik, dokumentet gjyqësore italiane e portretizojnë Adi Çobën si liderin e padiskutueshëm të rrjetit, që bashkë me bashkëpunëtorin e tij, Elvis Doçi i njohur ndryshe si “Visi i Pojës” ishin përgjegjës për organizimin e trafikut të drogës në përmasa të mëdha.

Një nga rastet e përfshira në dosje përfshin një ngarkesë prej 24.850 kilogramë heroine, që u trafikua nga Shqipëria në janar 2022 drejt Italisë. Nga kjo sasi, rreth 12 kg ishin të papërpunuara, ndërsa pjesa tjetër ishte paketuar në 24 pako të gatshme për tregun. Lënda narkotike u kap nga autoritetet italiane më 10 janar në Bari, pasi ishte përpunuar nga Agron Ganaj në një banesë në Noicattaro, ku pritej të shpërndahej.

Adi Çoba, 34 vjeç, lindur më vitin 1991 në Durrës, mbante disa nofka brenda organizatës “Bazholi”, “Bisha”, “I shëndoshi” dhe “Cigani” gjithashtu emri i tij është përmendur nga bashkëpunëtori i drejtësisë Dumani e përshkruan “Bazholin” si një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Mirit, nipit të Xhevdet Troplinit.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit