KreuAktualitetiKreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka njoftuar zhvillimin e...

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka njoftuar zhvillimin e një mbledhje me deputetët pak para nisjes së seancës parlamentare.

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi ka njoftuar zhvillimin e një mbledhje me deputetët pak para nisjes së seancës parlamentare.

Në mesazhin drejtuar deputetëve, thuhet se deputetët socialiste do të diskutojnë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim.

“Paraprakisht, në 11:30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në sallën e seancave plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme”, thuhet në mesazhin e Peleshit.

Nesër seanca plenare pritet të nisë në orën 12:00, ndërsa më para do të mbahet Konferenca e Kryetarëve e thirrur nga Elisa Spiropali ku pritet të diskutohet për kalendarin e punimeve të kuvendit për periudhën 29 maj-8 korrik 2025. Parlamenti aktual i mbyll punimet në fund të javës së tretë të korrikut, ndërsa në shtator do të konstituohet parlamenti i ri.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit