Çfarë malësori mund të jesh ti Sali që akuzon një vajzë, grua…Nënë!?
Ku e gjen të drejtën të bësh akuza, të shpifësh e të përmendësh emrin e një vajze të nderuar në Korçë e jo vetëm, për të justifikuar humbjen e turpshme që e gatove duke mbajtur rreth vetes ata që veç demokratë nuk mund të quhen!?
Por ti me kohë e ke treguar veten…ti nuk “lufton” për PD-në, por për vete, sepse vetëm ajo të intereson!
Ti nuk përgatite fjalim fitoreje për zgjedhjet se kishe gati refrenin e justifikimeve për humbjen!
Ti dhe në Korçë, të vetmin djalë korçar fitues nuk e vure në listë, por duhej dorëheqja e një profesoreje që i riu demokrat të triumfonte!
Sepse ti ke kohë që je një “i deleguar” i humbur!
Edhe avokatin amerikan e shfaqe me pikatore në fushatë, duke treguar se qëllimi “6 Milionsh” ishte për “non gratën”!
Bëji hyzmetin karriges që ke në parlament dhe lere rehat Besën tonë dhe Besat e tjera shqiptare!
Ti je e kaluara Sali Berisha, Besa Spaho është e sotmja dhe pa asnjë dyshim një vlerë e së ardhmes!
@NewsIn.Al
