Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAFERA CEZ-DIA DHE LOBIMI NË SHBA, SPAK MERR TË PANDEHUR METËN DHE...

AFERA CEZ-DIA DHE LOBIMI NË SHBA, SPAK MERR TË PANDEHUR METËN DHE KRYEMADHIN. ISH-PRESIDENTI: FARSË!

AFERA CEZ-DIA DHE LOBIMI NË SHBA, SPAK MERR TË PANDEHUR METËN DHE KRYEMADHIN. ISH-PRESIDENTI: FARSË!

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka marrë zyrtarisht të pandehur presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, për dosjen e lobimit në SHBA dhe çështjen CEZ-DIA.

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta u arrestua më 21 tetor 2024. Ai dhe deputetja Kryemadhi dyshohen se, duke bashkëpunuar mes tyre dhe me funskionarë të tjerë shtetërorë, në disa episode duke nisur nga 15 vite më parë kanë shfrytëzuar postet e tyre shtetërore dhe politike për të favorizuar kompani private, si dhe në veprimtari të tjera me lobime në SHBA dhe shitblerje banesash në këmbim të përfitimit të shumave të konsiderueshme parash, të cilat janë përpjekur t’i fshehin, duke mos i deklaruar në ILDKPI dhe KQZ.

Kreu i Partisë së Lirisë e cilëson hetimin si një “farsë hetimore të tejzgjatur”, ndërsa thotë se Prokuroria e Posaçme është thjesht një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës.

“Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.”, shkruan Meta.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments