KreuAktualiteti“E gjithë Anglia qëndron me Liverpoolin”/ Starmer reagon pas ngjarjes tragjike në...

“E gjithë Anglia qëndron me Liverpoolin”/ Starmer reagon pas ngjarjes tragjike në mes të qytetit

“E gjithë Anglia qëndron me Liverpoolin”/ Starmer reagon pas ngjarjes tragjike në mes të qytetit

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Liverpul ku gjatë festimeve të fitores së skuadrës së futbollit FC Liverpool, një automjet ka hyrë me shpejtësi në turmën e tifozëve, duke përplasur turmën. Për pasojë raportohet se janë plagosur 27 persona, mes tyre edhe katër fëmijë.

Pas ngjarjes së rëndë gjatë paradës së fitores së Liverpool FC më 26 maj, ku një automjet përplasi turmën në Water Street, Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka reaguar me një mesazh solidariteti dhe mbështetjeje për qytetin.

Në një deklaratë të lëshuar nga Downing Street, Starmer bëri të ditur se kishte zhvilluar një bisedë me Steve Rotheram, kryetarin e bashkisë së Rajonit të Qytetit të Liverpoolit, për të diskutuar “ngjarjen e tmerrshme” të së hënës.

“Të gjithë, veçanërisht fëmijët, duhet të jenë në gjendje të festojnë heronjtë e tyre pa këtë tmerr”, deklaroi Starmer, duke iu referuar atmosferës festive që u kthye në një skenë paniku dhe frike.

Kryeministri gjithashtu vlerësoi “trimërinë e jashtëzakonshme” të policisë dhe ekipeve të emergjencës që ndërhynë menjëherë në vendngjarje për të ndihmuar të plagosurit dhe për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Qyteti ka një histori të gjatë dhe krenare të bashkimit gjatë kohërave të vështira. Liverpooli qëndron së bashku – dhe i gjithë vendi qëndron me Liverpoolin”, tha ai.

Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot
Screenshot

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit