KreuAktualitetiAGBV Grupet e Bashkëpunimit Vullnetar (GBV) ishin “forca të organizuara në...

AGBV Grupet e Bashkëpunimit Vullnetar (GBV) ishin “forca të organizuara në gjirin e masës së popullit” nga Policia që luftonin “për sigurimin e rendit socialist”.

AGBV

Grupet e Bashkëpunimit Vullnetar (GBV) ishin “forca të organizuara në gjirin e masës së popullit” nga Policia që luftonin “për sigurimin e rendit socialist”.
Anëtari mbante në krahun e majtë një shirit të kuq ku shkruhej “AGBV” (Anëtarë të Grupeve të Bashkëpunimit Vullnetar), por mund të ishte edhe e formës “GBV”. Një njësit përbëhej nga 10-15 veta. Në qytete GBV krijohej në bazë lagjesh, ndërsa në fshatra në bazë kooperativash bujqësore. Njësiti përbëhej nga njerëz mbi 18 vjeç “që gëzonin besimin politik e moral dhe kishin aftësi profesionale të mjaftueshme”, i drejtuar nga komandanti dhe dy zëvendëskomandantë. Komandanti zgjidhej nga vetë njësiti. Anëtari pranohej në njësi në bazë të kërkesës së tij.
Në njësite nuk caktoheshin persona të zgjedhur në organet e PPSH-së dhe pushtetit. Grupet i organizonte punëtori i policisë së sektorit (pps, i plotfuqishmi) nën drejtimin zëvendësshefit të policisë për shërbimet. Grupet kryenin shërbime me kërkesë të organeve të punëve të brendshme për ruajtjen e rendit e qetësisë, si dhe kapjen në befasi të “elementit armik”. Anëtari që posedonte armë, mbante pushkë me 50 fishekë, automatik me 40 fishekë dhe pistoletë me 14 fishekë. Anëtari kishte të drejtë të vriste elementët e cilësuar “armiq”. Nga ana materiale, anëtarëve u sigurohej ushqim për shërbime 8 ose më shumë orë, sipas normave të ushtarakëve, ndërsa në degët e punëve të brendshme ishte një detacion me 20-25 kapota dhe mushama të kategorisë së tretë.

Kastriot Dervishi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit