Italianët godasin mafian shqiptare – Transportonin drogën me një nëndetëse të vogël
Operacioni i Autoriteteve Italiane kundër mafies shqiptare me emrin e koduar “Car Wash” rezultoi i suksesshëm.
Operacioni kishte për qëllim luftimin e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe u zhvillua në provincat e Torinos dhe Frosinone, si dhe në territorin shqiptar.
Koordinimi u ndërmor nga Drejtoria Rajonale Antimafia e Torinos në bashkëpunim me Agjencinë Ndërkombëtare të Bashkëpunimit Policor, Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Tiranë dhe Interpolin.
Janë sekuestruar sasi të mëdha marihuane dhe kokainë, ndërsa me interes të madh paraqet fakti se autoritetet italiane lokalizuan një mini-nëndetëse të përdorur nga mafia shqiptare për transportin e drogës në rrugë detare.
@NewsIn.Al

