KreuPress EmigrantAjo që sot duket si e pakuptueshme dhe u ngjall pasiguri, do...

Ajo që sot duket si e pakuptueshme dhe u ngjall pasiguri, do të shfaqet një ditë nga një këndvështrim më i lartë mjaft e thjeshtë dhe e qartë, por e frikëshme e me pasoja të pariparueshme…

O njerëz, nëse nuk kuptoni se çfarë po ndodh dhe nuk e kini akoma idene ç’ju pret nesër, kthejeni kokën dhe shihni njëherë prapa. Ajo që sot duket si e pakuptueshme dhe u ngjall pasiguri, do të shfaqet një ditë nga një këndvështrim më i lartë mjaft e thjeshtë dhe e qartë, por e frikëshme e me pasoja të pariparueshme katastrofike.

Fajtore për atë që po ndodh e do ndodhë në këtë botë, nuk është e keqja dhe brutaliteti që po u shtypin por dobësia juaj. Dobësia juaj që pranoni goditje të njëpasnjëshme me fakte, teori e mjete trushpëlarëse në mënyrë sistematike, rradikale, vrastare.
Ajo që po u ofrojnë si shpëtim është ku e ku më keq se sa ajo puna e asaj kurvës që në distancë duket magjepsëse e mezi prisni sa ta keni në krahë, por sapo i afrohesh pranë ndjehesh bosh, i mashtruar dhe i neveritur.

Kur të filloni të ndryshoni mënyrën se si t’i shikoni gjërat dhe te vini në punë intuitën që po ja u thëthijnë, vetëm atëhere ato do t’ju duken ndryshe.
Forca tuaj e vërtetë qëndron në nënshtrimi që i lejoni vetes në jetë nëpërmjet përkushtimit i cili konsiston tek diçka përtej vetvetes.

George Kroi
Jan 2022

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit