Duhet të kapësh kohën…”të pushtosh” minutat e saj, minutat e një ore që kurrë nuk e pamë të plotë, megjithëse shumë herë ishim agrepat e saj…
Si të dalësh nga “flluska”;
1.Të duash njerëzit (jo ata brenda zyrave)
2.Të njohësh njerëzit (jo ata brenda zyrave)
3.Të kesh 10 ide brilante si t’i nxjerrësh shqiptarët nga tranzicioni ( jo ata brenda zyrave)
4.Të veprosh për t’i vënë në jetë këto 10 ide. Deri në fund. (jo për ata brenda zyrave)
5. Të hedhësh shtyllat: meritokraci, shërbim ndaj njerëzve që do, llogaridhënie (për ata brenda zyrave dhe ata jashtë tyre)
6. Të mos kesh frikë që të kesh rreth vetes njerëz më të zgjuar se ty. (për ata brenda zyrave)
7. Të mësosh si të kthehesh. Prapë e prapë. Te njerëzit që ke mësuar të duash. (ata të zyrave ata jashtë zyrave)
8. Të besosh se nëse njeh mirë realitetin, rivali mund të mundet me të.
(Av Edmond Petraj)
@NewsIn.Al

