AKADEMIA E VOSKOPOJËS – SI ARSIMI EUROPIAN NË KOHË TË SAJ.
Kështu mund të shpjegohen të gjitha fenomenet shoqërore, që kulmojnë në vitin 1789 në Francë dhe në vitet 1820–1850 me krijimin e kombeve.
Kështu ne mund të kuptojmë sesi në Francë deri më 1789-ën, vetëm 12 % e popullsisë e fliste frëngjishten në mënyrë korrekte dhe, më e habitëshmja e habive, përse 50% e francezëve nuk e dinte fare frëngjishten.
Përse në Itali, italishtja u fut si gjuhë zyrtare në universitete vetëm më 1761-in.
Përse në Evropë më 1770-ën u vendos për herë të parë sistemi arsimor fillor,
përse deri atëhere nuk kemi një sistem arsimor të mesëm në Evropë ?!
Vetëm kështu ne mund të arrijmë të fillojmë të kuptojmë se ç’ishte Akademia e Voskopojës,
në mes të territoreve të sunduara nga Otomanët,
cili qe roli i saj.
Në këtë institucion universitet, mësoheshin lëndët mësimore si:
Matematika,
fizika,
astronomia,
letërsia,
filozofia,
logjika,
metafizika etj.
Rektor i parë i saj ishte Sevast Leontiadhi nga Kosturi kurse më vonë atë e zëvendësoi pedagogu i shquar i Voskopojës Teodor Kavalioti.
Në trupën mësimore bënin pjesë edhe:
Grigor Voskopojari,
Gjon Bakërxhiu
etj.
Nga kjo vatër e rëndësishme arsimore dolën nxënës e studentë të zotë,
të cilët më vonë do të bëjnë emër në fusha të ndryshme të dijes dhe të kulturës.
Prej kuadrove që dolën nga ky institucion duhet përmendur:
Dhanil Haxhiu,
Kostë Berati,
Theodor Haxhifilipi,
Sava Jeromonaku,
Konstantin Xhehani,
etj.
Deri atëhere nuk kemi universitete:
te grekët (1824),
rumunët (1860),
serbët (1838),
kroatët (1874),
bullgarët (1904) .
Këto përse janë të shumta, dhe me kalimin e kohës shumë pyetje do të ngrihen dhe shumë përgjigje, edhe më të sakta, do të jepen..
I tërë ky lëmsh në histori u ngatërrua me qëllimin e vetëm që një grusht njerëzish, që edhe sot e quajnë veten aristokraci:
· Të humbin gjurmët e origjinës së vet,
· që populli i Evropës të përçahej më lehtë,
· që kacafytja e popujve të rinj me njëri–tjetrit të lehtësonte mbijetesën e një grushti njerëzish, shkruan Naim Flamuri, (Studiues, historiàn, letràr:)
letràr:)


Çfarë studiohej në “Akademinë e Re” të Voskopojës, shkollën më të famshme të Ballkanit në shekullin XVIII?
Me pasurimin e madh mes tregtisë dhe zejtarisë voskopojarët menduan të ecin përpara dhe me dituri. Kështu përveç disa shkollave të ulëta që ka pasur qyteti i Voskopojës, një grup intelektualësh vendas me ndihmën dhe të rufetëve, më 1744, ngritën shkollën kryesore të këtij qyteti në nivelin e një shkolle të mesme,e me pàs te làrte,Thunmànn.. Më 1750 ajo u quajt “Akademia e Re” dhe brenda një kohe të shkurtër mori famë në të gjithë vendin dhe Ballkanin.
Në librin e tij “Voskopoja dhe monumentet e saj”, shkruar nga Stiljan Petro Adhami, një historian i njohur që në karrierën e tij ka punuar në Ministrinë e Kulturës dhe në Institutin e Monumenteve të Kulturës, ai shkruan se programi mësimor i Akademisë ishte i barabartë me atë të shkollave të mesme të përparuara të Evropës, dhe disa shkollave të larta.
Sipas Adhamit pedagogët ishin personalitete të shquara në lëmin e arsimit, të kulturës dhe shkencave dhe në një kohë të shkurtër do e çonin Voskopojën në një vatër të mirëfilltë të shkencës, kulturës dhe arsimit në Ballkan e më gjerë. Shumica e këtyre profesorëve ishin dhe autorë të teksteve mësimore të Akademisë. Në të dhanë mësim njerëz të ditur si Sevast Leontiadhi, Gjon Bakërxhiu që kishin studiuar në universitetet më të dëgjuara evropiane e shumë të tjerë.
Lëndët kryesore ishin gjuhësia dhe studimet klasike. Edhe pse në kolegj mësimet zhvilloheshin në gjuhën greke nga nevojat e përditshme në Voskopojë u shtrua kërkesa e gjuhës shqipe e vllahishte jo vetëm në shkollë por dhe në kishë, për të lidhur më shumë popullin me shërbimet fetare. Drejtori i parë ishte Sevant Lontiadhi, i laureuar në filozofi e teologji në Universitetin e Padovas. Më pas ka qenë drejtor dhe dijetari i njohur voskopojar Teodor Kavalioti që u bë me të vërtet zemra e kësaj shkolle, duke shërbyer në Voskopojë si arsimtar të paktën nga viti 1743. Mësime në këtë kolegj kanë dhënë dhe Grigor Voskopojari.
Godina trikatëshe e tij ka pasur rreth 40 salla e dhoma mësimi. Dhe shtrihej përballë kishës së Shën Janit Theollogut, tek “Luadhi i Skolive”, zona e ndërtimeve kulturore-arsimore.
Ngritja e Akademisë zgjati dhjetë vjet dhe për ngritjen e saj u shfrytëzua një fushatë e madhe ndihmash ku veçanërisht kontribuan voskopojarët e vendit por e àrkoonde e bàrone te vendevet civile peràndoràke..arsimdashës por dhe ndihma rufetëve të Voskopojës
Me emërimin e Kavaliotit në krye të ”Akademisë së Re” programi mësimor u modernizua. Lëndët kryesore në fillim ishin greqishtja e vjetër, teologjia dhe filozofia por Kavalioti futi dhe programet e lëndëve të tjera që bëheshin në Evropë. “Akademia e Re” përveç shtypshkronjës kishte dhe një bibliotekë të pasur.
Në institucion mësonin nxënës nga vise të ndryshme të Shqipërisë së Jugut dhe të Mesme si nga Korça, Përmeti, Gjirokastra, Elbasani, Berati etj. Por kishte dhe maqedonas e grekë. Nxënësit i kryenin studimet në gjuhën greke të traditës, si një gjuhë mbarë ballkanase për ortodoksët, që përdorej gjerësisht dhe në marrëdhëniet tregtare etj. Lëndët që mësoheshin ishin gramatika, letërsia, logjika, filozofia, teologjia, fizika, mercologjia, matematika, etj dhe pajiseshin me njohuri të vlefshme të krahasueshme me gjithë shkollat bashkëkohore.
Shumë prej nxënësve të kësaj akademie u shquan më vonë në fushën e arsimit kulturës dhe shkencës.
Sistemi arsimor dhe lëvizja mendore e Voskopojës patën jehonë dhe ndikuan në disa nga qytetet e Shqipërisë së Jugut sidomos Korçës, Gjirokastrës, Përmetit, Beratit, Elbasanit, të cilat kishin lidhje ekonomiko-kulturore me Voskopojën. Nga gjysma e dytë e shekullit XVIII, në Përmet u hap një shkollë me 7 klasë sipas shembullit të shkollës së Voskopojës.
Në shkollën e Voskopojës kanë mësuar shumë nxënës vithkuqarë ku dallohen Jani Strati, Dhaskal Cepi, Dhaskal Todri etj.
Kjo tregon ndikimin e madh që ushtroi vatra kulturore e Voskopojës në mbarë vendin dhe në vendet fqinje duke kaluar kufijtë e legjendës. Ajo pati një rëndësi të madhe për shkollimin e shqiptarëve dhe vllehëve si dhe për hapjen e shkollave në vende të ndryshme, Voskopoja u bë qendra më e përparuar kulturore-arsimore e Ballkanit e gjithë shekullit XVIII-të.
Po cilët ishin armiqtë e Akademisë dhe Voskopojës?
Sipas studiuesit Adhami, Patriarkana e Stambollit luftonte me të gjitha mjetet zhvillimin e çdo kulture kombëtare. Sigurisht që ajo luftohej edhe nga fanariotët të cilët kishin për qëllim përhapjen e fesë së tyre. Pedagogët patriotë shumë herë u dëbuan dhe u zëvëndësuan me të tjerë që zbatonin urdhrat e fanariotëvet. Pas tre shkatërrimeve të njëpasnjëshme Voskopoja u rrudh në dimensione të mëdha dhe u kthye në fshat dhe Akademia nuk vazhdoi veprimtarinë e vet. Godina e Akademisë u dogj që në shkatërrimin e parë të 1769 dhe pjesa më e madhe e banorëve u shpërndanë në vise të ndryshme të Shqipërisë si dhe në vende të huaja.
Po çfarë qëllimesh fshihnin këto shkolla që u bënë objekti i armiqësisë së Portës së Lartë? Sipas mendimit të Ilo Mitkë Qafëzezit arrihet në përfundimin se shkollat heleno-latine përveç arsimit kishin për qëllim dhe idealin e fshehtë të shporrjes së osmanëve prej mëmëdheut.
Ajo që mund të thuhet është se në Akademinë e re të Voskopojës u vu re një frymë përparimtare borgjeze, me elemente të theksuar patriotikë dhe me simptoma demokratike, me ndikime të theksuara të huaja, me ndikim illuminist ..
Pikërisht me një rrymë të tillë ishin instruktuar veçanërisht emrat e tre pedagogëve si Mentod Antrakidi, Teodor Kavalioti dhe Dhanil Haxhiu. Fakt është që ata u përpoqën dhe patën iniciativa serioze dhe për hartimin e librave në shqip


@NewsIn.Al

