Saturday, April 18, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNJË DRITARE: NË HISTORINË E MUZIKËS SË KORÇËS (1800 - 1940)/ Ilia...

NJË DRITARE: NË HISTORINË E MUZIKËS SË KORÇËS (1800 – 1940)/ Ilia V. Ballauri

NJË DRITARE: NË HISTORINË E MUZIKËS SË KORÇËS (1800 – 1940)

Im atë, Vasil A. Ballauri (një ndër themeluesit e Korit “Lyra” më 17 qershor 1928, madje njëri prej anëtarëve të kryesisë së parë të këtij kori) në shënimet e lëna rreth historisë së muzikës në Korçë, për vitet 1800 – 1940 të cilat i kam përmbledhur, në një libër me titull: “Një dritare: Në historinë e muzikës së Korçës 1800 – 1940” që deri tani është botuar 2 herë dhe ka gjetur një përdorim të gjërë si bibliografi për libra, monografi, doktoratura, etj, që lidhen me këtë temë dhe veçanërisht, me historinë e korit “Lyra” gjendej edhe fotoja e vitit 1928 e pjesëmarrësve të Korit “Lyra” bërë pra në këtë vit të themelimit, tek dera anësore e kishës sonë të dikurshme, madhështore të “Shën Gjergjit” tek shkallët, përkundrejt bulevardit dhe shelgut madhështor, të oborrit të kësaj kishe. Nxjerrë nga libri, fq. 108

Rreshti i parë, ulur në stol, kur shikojmë foton nga e majta tonë me radhë:
1. Vasil Ballauri (im atë); 2. Ilo Mosko; 3. Profesori De Lor, i Liceut Francez; 4. Lisimak Kondi; 5. Kostaq Kotta (kryeministri i kohës).

Rreshti i dytë, më këmbë, përsëri nga e majta në të djathtë:
1. Vaskë Xherahu; 2. Thimi Naçi; 3. Teli Papamihali; 4. Pandi Bogdani; 5. Raqi Treska; 6. Raqi Floriri; 7. Gaqo Grabocka; 8. Kristaq Dacolli; 9. Filip Mano.

Rreshti i tretë, përsëri nga e majta në të djathtë:
1. Raqi Katundi; 2. Gaqo Nasto; 3. Maqo Frashëri; 4. Rapi Lako; 5 Gaqo Jorganxhi; 6. Kuçi Ançe; 7. Gaqo Marango.

Rreshti i katërt, përsëri nga e majta në të djathtë:
1. Llazi Tiko; 2. Naum Kaluci; 3. Mihallaq Mano. 4. Teni Mele (Dishnica); 5. ?

Ilia V. Ballauri ©

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments