KreuAktualitetiAksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën...

Aksident i rëndë në aksin Elbasan–Librazhd, automjeti del nga rruga, humb jetën 19-vjeçari (EMRI)

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar në aksin rrugor Elbasan–Librazhd.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku automjeti që drejtohej nga shtetasi Klement Balla, 19 vjeç, ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk janë bërë të ditura.
Si pasojë e aksidentit, 19-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në aksidentin tragjik.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit