KreuAktualitetiAksident i trefishtë në Korçë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në Korçë, disa të plagosur

Aksident i trefishtë në Korçë, disa të plagosur

Aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të shtunë në aksin Korçë–Symiz, ku janë përfshirë tre automjete dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona

Sipas burimeve, aksidenti ka ndodhur për shkak të një manovre të gabuar nga një automjet që po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit.

Ky automjet ka kaluar në krahun e kundërt të rrugës, duke u përplasur fillimisht me një makinë që vinte nga Pogradeci në drejtim të Maliqit dhe më pas me një tjetër automjet që po udhëtonte pas tij.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin rajonal të Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, sipas mjekëve.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit