Thursday, May 21, 2026
spot_img
HomeAktualitetiNdryshon skema! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025...

Ndryshon skema! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025 përfitojnë…

Ndryshon skema! Të moshuarit që dalin në pension pas 1 janarit 2025 përfitojnë…

Qeveria Rama ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të reja, që do të caktohen nga 1 janari 2025 e në vazhdim.

Ky zhvillim vjen pas miratimit të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 404, datë 16.7.2025, i cili synon të mbrojë vlerën reale të kontributeve të qytetarëve në kushte inflacioni dhe ndryshimesh ekonomike.

Kjo rritje e indeksit ka për qëllim të përmirësojë llogaritjen e pensionit fillestar mujor, duke rritur shumën për të gjithë ata që përfitojnë të drejtën e pensionit nga fillimi i vitit të ardhshëm. Vendimi ndikon mbi “bazën e vlerësuar individuale vjetore, të arritur nëpërmjet kontributeve të paguara dhe rivlerësimeve të tyre, të kryera deri në vitin 2023”

Ky indeksim nuk prek pensionet aktuale, por vetëm ato që do të caktohen nga fillimi i vitit të ardhshëm. Sipas autoriteteve, kjo masë synon të ruajë ekuilibrin e sistemit të sigurimeve shoqërore dhe të garantojë shpërblim të drejtë për kontributet e qytetarëve, duke përmirësuar trajtimin financiar të brezave që hyjnë në pension. Vendimi hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare, ndërsa efektet e tij do të nisin nga 1 janari 2025.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments