Përsëri një aksident ka ndodhur në një prej kryqëzimeve me të rrezikshme të qarkullimit në Korce. Përplasja e dy uutoveturave ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë që ka shkaktuar katër të plagosur. Pa dalë në versioni zyrtar i organeve të policisë, mendojmë se edhe afrimi i orës së ndalimit të qarkullimit do ketë qenë një arsye për shpejtësinë e lartë.
Për të gjithë banorët korçare, kryqëzimi i “Dritave të verdha” mbetet një vend problematik për qarkullimin. Asnjë shërbim policie nuk qëndron aty për të rregulluar trafikun, ndërkohë që nëpër Korce shikon kudo policë që merren me gjoba parkimi….
Edhe nje pyetje për bashkinë: ” Cfare duhet të behet që në këtë kryqëzim të gjendet mundësia e vendosjes së ndonjë semafori? Nuk ka fonde? Nuk ka studime? Apo duhet të shtohet akoma numri i të aksidentuarve dhe viktimave?
