Thursday, October 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAksident tragjik. Një lajm shumë i hidhur na vjen nga qyteti i...

Aksident tragjik. Një lajm shumë i hidhur na vjen nga qyteti i Bostonit.

Një lajm shumë i hidhur na vjen nga qyteti i Bostonit.
Një aksident tragjik dhe fatal në Arborway në Jamaica Plain në mbasditen e të dielës 11 tetor 2026 mori jetën e një 48 vjeçari. Policia e shtetit po heton këtë përplasje tej të dhunshme, por lajmi më i keq është se njeriu që humbi jetën është dardhari Ilir Janko Melka.

Me lëndimin e thellë për këtë humbje kaq të parakohshme dhe tragjike, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Melka. Humbja e një jete në moshën 48-vjeçare është një dhimbje e papërshkrueshme për familjen dhe miqtë.

Iliri u lind në Durrës në 21.8.1978, djali i Jankos dhe Zhaneta Melkës, vëllai i vetëm i Klodi Melkës, emigroi në SHBA në 26.8.1993 në moshën 15 vjeçare. Vazhdoi studimet në Worcester Polytechnic Institute (WPI) dhe u diplomua si Software Engineer. Punonte e jetonte në qytetin Worcester.

Nuk ka fjalë që mund të zbutë dhimbjen për ikjen e papritur të Ilirit. Ishte në kulmin e jetës, por fati tregoi një pabesi të madhe. Një dhimbje e papërshkruar për bashkëshorten e tij Marjola, tre vajzat Ilma, Rijana, Ema, vajzën më të vogël e lë në moshën 12 vjeçare, nënën Zhaneta, vëllain Klodi, e gjithë të afërmit. Jemi pranë jush me zemër dhe me shpirt në këtë tragjedi.

U prehtë në paqe! Qoftë i paharruar kujtimi i tij!

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments