Tuesday, September 22, 2026
spot_img
HomeAktualitetiAksioni i SPAK-ut për aferën e AKSHI-t / Arrestohet administratori i ‘Kodrës...

Aksioni i SPAK-ut për aferën e AKSHI-t / Arrestohet administratori i ‘Kodrës së Kuajve’, kontrolle edhe në zonën e Shkozetit

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e gjerë të ndërmarrë nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), ku mes personave të prangosur është edhe biznesmeni durrsak Embro Sulejmani, i njohur si administratori i kompleksit agroturistike “Kodra e Kuajve”.
Arrestimi i Sulejmanit është ekzekutuar me urdhër të SPAK-ut, pas miratimit të kërkesës nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Masat e sigurisë ndaj disa zyrtarëve dhe biznesmenëve u kërkuan nga prokurorët Altin Dumani dhe Bledar Maksuti në kuadër të hetimit të zgjeruar për aferën në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Në kuadër të të njëjtit procedim penal, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra për drejtoreshën e SHISH-it, Vlora Hyseni, si dhe masën “arrest në burg” për shefin e Laboratorit Shkencor në Polisinë e Shtetit, Fatjon Kalluci, masë e cila është ekzekutuar gjatë orëve të mëngjesit.

Paralelisht me urdhërarrestet, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë ushtruar kontrolle në banesën e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, si dhe në disa ambiente e baza në zonën e Shkozetit në Durrës. Hetimet e SPAK-ut vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rolit të të gjithë zyrtarëve dhe personave të përfshirë në këtë dosje.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments