Akuzat e Berishës
Rama: Asnjë familjar i imi s’ka përfituar nga fondet publike!
Në konferencën e sotme, akuzave të vazhdueshme të ish-kryeministrit Sali Berisha për përfitimin e familjarëve në tenderë e fonde publike, kryeministri Edi Rama i mohoi për shtypin, duke theksuar se nuk kanë fituar asnjë qindarkë nga fondet publike.
Edi Rama:
“Asnjë anëtar i familjes sime nuk ka përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike. Dua që ta mësojnë të gjithë që edhe ata të cilët mbase mund të impresionohen me akuza absurde për miliona euro për fluturime që unë dhe të gjitha rastet që anëtarë të familjes sime udhëtojnë me mua, udhëtoj në dy mënyra; në rastet e vizitave zyrtare si kryeministër me avionin përkatës, me të gjitha rastet e tjera me avionët e linjave si të gjithë shqiptarët”.
@NewsIn.Al


